Telegrafi

Olimpik Zizi brenda javës në Kosovë, do të bëhet pritje e madhe

Kjo javë do të jetë e madhe për sportin kosovar.

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, do të lëshohet nga spitali i Stambollit brenda dy-tri ditësh dhe do të pritet në mënyrë madhështore në Kosovë.

Lexo po ashtu Gruaja e Aziz Salihut publikon foto prekëse nga Stambolli, nuk e besoni sa ka ndryshuar legjendari (Foto)

Miku i tij, Cenë Pushkolli, tregon se pritja fillimisht do të bëhet në Aeroportin e Prishtinës, ku do të mbahet një konferencë për shtyp, ndërsa pas tri-katër ditësh do të shtrohet një drekë, shkruan Zëri.

Ndërkohë, është formuar edhe një këshill organizativ për pritjen e “Zizit”.