Skuadra olimpike e Izraelit u mposht nga Paraguai në raundin e dytë të Lojërave Olimpike në Paris me rezultat 4-2 dhe tifozët në stadiumin ‘Park Princeva’ e quajtën këtë ngjarje si ‘gjenocid’.
Gjatë lojës, tifozët valëvitën flamujt palestinezë dhe gjithashtu varën një slogan ku shkruhej “Olimpiada e Gjenocidit”.
Kujtojmë që në raundin e parë kur Izraeli luante kundër Malit, himni i tyre kombëtar u fishkëllua nga të pranishmit në stadium.
Meqë ra fjala, lojtarët që realizuan për Izraelin ishin Omri Gandelman dhe Oscar Gloukh, ndërsa për amerikano-jugorët shënoi Marcelo Fernandez dy herë dhe nga një gol Julio Enciso dhe Fabian Balbuena.
« Free Palestine » au match entre le Mali et Israël au Parc des Princes.
C’est beau.
🎥@LucAuffret pic.twitter.com/VLTNFhZhqS— Marcel (@realmarcel1) July 24, 2024
Pas dy xhirove të luajtura në grupin D, Izraeli është në vendin e fundit me një pikë, ndërsa Paraguai është i dyti me tre pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.
Në raundin e ardhshëm Izraeli do të luajë kundër Japonisë ndërsa Paraguai do të përballet me Malin./Telegrafi/