Telegrafi

Olimpiada e 16-të e matematikanëve të Kosovës, fituesit do të përfaqësojnë vendin në gara  ndërkombëtare

Sot është mbajtur Olimpiada e 16-të e matematikanëve të Kosovës, ndërsa kanë marr pjesë 500 garues nga të gjitha komunat e Kosovës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për matematikën folën edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, etj.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se në këtë ditë të spikatur vijnë në mendje fjalët e pionierëve të shquar të fushës së shkencave në përgjithësi, dhe matematikës në veçanti.

Ministrja Nagavci theksoi se, ndjehet krenare që mbështetja që po ofron Ministria e Arsimit për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës po jetësohet me organizimin e Olimpiadës së 16, e cila këtë vit përfshinë edhe nxënësit e klasave VII dhe VIII.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci theksoi se Olimpiada merr rëndësi të veçantë duke ditur se fituesit e sotëm do të përfaqësojnë Kosovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare siç janë: Olimpiada e Matematikës në Mbretërinë e Bashkuar, Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza në Gjeorgji dhe Olimpiadën e Matematikës Kosovë-Shqipëri. /Telegrafi/