Telegrafi

Oligarkët rusë të parët në goditjen e krizës financiare botërore

Sipas disa llogarive "janë shkrirë" mbi dy të tretat e rreth 300 miliardë dollarëve, të cilët i kanë pasur oligarkët rusë, kështu që sot u kanë mbetur "të imëta" nga 70 miliardë dollarë që të ballafaqohen me recesionin e mundur botëror.

Mes të prekurve më rëndë në kthesën vijuese, sipas agjencisë Blumberg, është Oleg Deripaska, rusi më i pasur në listën e "Forbs", nga maji, me pronë të vlerësuar në 28 miliardë dollarë. Deripaska tani, sipas shkrimit të javores ekonomike ruse "SmartMani", ka përafërsisht kaq humbje sa respektivisht ka shkuar në minus. Blumberg, megjithatë humbjet e tij i vlerëson në 16 miliardë dollarë, që do të thoshë se ai ka akoma hapësirë për manovrim.

Deripaska ka probleme që t’i paguajë borxhet grupit të bankave perëndimore, kështu që në këtë do t’a ndihmojë Qeveria ruse me hua prej 4,5 miliardë dollarësh. Megjithatë, Kremlini këtë nuk e bën falas. Në zëvendësim për marrjen e ndihmës nga pakoja shpëtuese shtetërore prej 50 miliardë dollarësh për bankat dhe kompanitë, oligarkët do të duhet një pjesë të pronës së tyre t’ia dorëzojnë shtetit.

Blumberg në analizën e gjendjes financiare të 25 rusëve më të pasur, vlerëson se deri në fillim të tetorit, borxhet e tyre i kanë tejkaluar 230 miliardë dollarë, të kryesuar nga pronari i "Çelzit" Roman Abramoviç, i cili ka humbur 20 miliardë dollarë, "duke i përjashtuar pasuritë e patundura dhe paratë kesh".

"SmartMani" i vlerëson humbjet e Abramoviçit në 15 miliardë dollarë, që gjithashtu është shumë, duke marrë parasysh se "Forbes" në maj ka vlerësuar se Abramoviçi disponon me pronë prej rreth 23,5 miliardë dollarë.

Burimet e pasurisë së oligarkëve rusë janë të njëjta sikur ato, të cilat deri tani e kanë shkaktuar rënien e tyre. Rusia ka lënë prapa vetes dekada të rritjes ekonomike, të filluar me devalvimin e rublës, e cila më vonë është "ushqyer" me kërcim drastik të çmimit të naftës së derivateve të papërpunuara.