Telegrafi

Oli Ren takime në Athinë

Oli Ren do të takohet me ministrin e Financave, Jorgos Papakonstantinu, me kryeministrin Jorgos Papandreu dhe me liderin e partisë kryesore opozitare Demokracia e Re, Andonis Samaras.

Paraprakisht, gjatë javës eurokomisari tha se për një kohë të shkurtë do të miratohet vazhdimi i afatit për shfrytëzimin e kredive të fituara greke, në vlerë prej 110 miliardë eurove, në mënyrë që vendi t’i tejkalojë vështirësitë gjatë shlyerjes së borxhit të vet.

Në drejtim të njëjtë ishin edhe deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të Fondit monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominik Shtros-Kan, i cili gjatë vizitës në Athinë, para dy ditësh, deklaroi se Fondi është i gatshëm të vendosë për ta vazhduar afatin e shfrytëzimit të kredive nga borxhi grek. /Telegrafi/