Tani është e sigurt, skuadra e FC Shkupit do të pësojë ndryshime të mëdha, pasi sonte me darkë lamtumirëse me punëtorët e tij, presidenti aktual, turku Olgun Aydin i dha fund qëndrimit në krye të FC Shkupit, njofton Telegrafi.
Olgun Ajdin klubin e FC Shkupit e morri për ta sponsorizuar që nga vit 2018, ndërsa që në sezonin e parë, ekipi kishte siguruar daljen në garat Evropiane.
FC Shkupi me Olgun Aydin si president 5 sezone me radhë luajti në Evropë, në vitin 2022 riktheu titullin e kampionit në Çair, pas plotë 21 vitesh.
Te Shkupi për momentin është një kaos i vërtet, pasi futbollistët nuk kanë stërvitur që pas humbjes nga Vardari, ndërsa pikërisht disa ditë para kësaj përballje në ekip si drejtor sportiv u prezantua legjenda e ekipit, Nderim Nexhipi.
Nga FC Shkupi kanë bërë të ditur se presidentit Olgun Aydin, për të hënën ka paralajmëruar edhe një paraqitje përmes një video, ku sigurisht do të paraqet arsyet e largimit të tij nga futbolli në Maqedoninë e Veriut dhe FC Shkupi. /Telegrafi/