Telegrafi

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për Letërsi

Polakja Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi. Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu romancierin Handke për vitin 2019, ndërsa polakes Tokarczuk i takoi çmimi për vitin e kaluar.

Tokarczuk, 57 vjeçe, e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, sipas Akademisë është shpërblyer “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, ndërsa Handke, 76-vjeç, është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.

Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çmimi Nobel për Letërsi

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017.

Këtë javë, u ndanë edhe çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe. /Telegrafi/