Aktorja, e cila ka luajtur në njërin nga filmat për James Bond, Olga Kurylendo, ka shkurtuar vet balluket pasi zbuloi se u shërua nga pandemia coronavirus.
Mbrëmjen e djeshme (e diel), Olga kishte marrë vendimin që të ndryshonte te vetja nga gëzimi që virusi vdekjeprurës nuk është më me të, shkruan Daily Mail.
Me mbylljen e të gjitha salloneve të flokëve për një të ardhme të parashikueshme, ish-vajza e Bondit i merrte gjërat në duart e veta duke i shkurtuar flokët e saj gjatë kohës që po qëndron në mbyllje.
“Papritmas kisha një nxitje për të ndryshuar diçka, kështu që unë preva balluket, por meqenëse flokët janë me onde, ju mund të shihni se si duket pjesa ime në mëngjes në foton e fundit”, ka shkruar aktorja.
Postimi i ri vjen vetëm një muaj pasi Olga zbuloi se ishte në rikuperim pasi testoi pozitive për virusin COVID-19.
Duke iu drejtuar ndjekësve të Instagramit, aktorja me origjinë ukrainase kishte thënë se ka pasur temperaturë dhe për 24 orë ajo u refuzua që të shtrohej në spital, pasi atëkohë trajtoheshin vetëm rastet e rënda. /Telegrafi/