Telegrafi

OLED 55-inçësh nga LG në CES

OLED televizorët e LG-së përdorin OLED-ët e bardhë (WOLED), me shtresën vertikale të diodave të kuqe, jeshile dhe të kaltra. OLED-ët janë të vendosur mbi matricën “Oxide TFT”, e ngjyra fitohet me kalimin e dritës së bardhë nëpër shtresat e ngjyrosura nën matricën TFT. Kjo teknologji LG-së ia mundëson më pak gabime, produktivitet më të lartë dhe ekranet “me ultra definicion” për shkak të pikselëve më të vegjël. Njëkohësisht, mund të arrihen ngjyra identike nën këndet e ndryshëm të shikimit. /Telegrafi/