Telegrafi

Ole Gunnar Solskjaer refuzon ofertën për t’u rikthyer në menaxhim

Ole Gunnar Solskjaer ka refuzuar mundësinë për të menaxhuar në Kupën e Botës të këtij viti, pasi thuhet se refuzoi një ofertë nga Irani.

Norvegjezi ka qenë pa punë dhe ka qenë larg zërave të mediave që kur u shkarkua nga Manchester United në nëntor të 2021.

Humbja 4-1 ndaj Watfordit doli të ishte gozhda e fundit në arkivol, pasi turpërimi në Vicarage Road e la Unitedin në pozitën e nëntë dhe norvegjezin pa punë.

Solskjaer kishte nënshkruar një zgjatje të re të marrëveshjes së tij vetëm disa muaj më parë dhe negocioi një mori një dëmshpërblim prej 7.5 milionë funtesh pas largimit të tij nga Old Trafford.

Lexo po ashtu Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

Ai ka pasur edhe një intervistë lamtumire emocionale në kanalet zyrtare të klubit, duke dhënë një mesazh për tifozët.

Sipas faqes FootMercato, Irani tregoi interes të fortë për t’i dhënë Solskjaerit punën e tij të parë që nga shkarkimi i Unitedit dhe “vlerësoi profilin e tij”.

Irani po konkurron në Kupën e Botës të tretë radhazi dhe është vendosur në Grupin B së bashku me Anglinë, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi aziatik shkarkoi befasisht Dragan Skocic pavarësisht se kroati fitoi 15 nga 18 ndeshjet e tij në krye dhe la ekipin në vendin e 23 në renditjen botërore të FIFA-s – vendi më i lartë nga të gjitha vendet në Azi.

Solskjaer ishte një kandidat kryesor, por refuzoi ofertën pasi ka të tjera “prioritete afatshkurtra” në këtë moment.

Pretendentë të tjerë për stolin përfshijnë legjende Ali Daei, ish-mesfushorin e Osasuna, Javad Nekounam dhe Branko Ivankovic, i cili aktualisht është në krye të Omanit, por menaxhoi Iranin në vitit 2006 në Gjermani. /Telegrafi/