Site icon Telegrafi

Olayinka huazohet te Zulte Waregem

Ish sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka do të vazhdojë karrierën te ekipi belg i Zulte Waregem.

Nigeriani është në pronësi të belgëve të Gent, të cilët kanë vendosur ta huazojnë për një tjetër sezon, por këtë herë në kampionatin belg.

Olayinka luajti për dy sezone te korçarët, para se të transferohej në Belgjikë, në verën e vitit të kaluar, për një shifër rekord për kampionatin shqiptar.

Nigeriani nuk është aktivizuar ende në asnjë ndeshje me Gent, pasi sezonin e kaluar u huazua te klubi çek i Dukla Pragës, ku luajti 16 takime dhe shënoi katër gola.

Exit mobile version