Olaf Scholz nga partia Socialdemokrate (SPD) e Gjermanisë, ka thënë sot se ka marrë mandatin për formimin e qeverisë me të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).
Të Gjelbrit dhe Liberalët sot kanë filluar bisedimet me SPD-në rreth formimit të qeverisë së re të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
“Qytetarët na dhanë mandatin të formojnë qeverinë e përbashkët”, tha Shcolz në Berlin, ku tri partitë kanë filluar bisedimet për formimin e koalicionit.
Scholz siç raporton dpa, ka falënderuar të Gjelbrit dhe Liberalët “për përgatitjet serioze për marrëveshje”.
“Duhet të shqyrtojmë situatën ekonomike dhe modernizimin industrial dhe të intensifikojmë luftën kundër ndryshimeve klimatike. Për këtë do të diskutojmë tani”, ka shtuar Scholz. /Telegrafi/
#BREAKING Germany's Scholz says has 'mandate' for government with Greens, Liberals pic.twitter.com/LCvwe6FN4E
— AFP News Agency (@AFP) October 6, 2021