Site icon Telegrafi

Olaf Scholz i gatshëm të mbajë mocionin e votëbesimit këtë vit pas rënies së koalicionit qeverisës

I ashtuquajturi ‘Koalicioni i Semaforëve’ – i përbërë nga socialdemokratët e Scholz-it, FDP liberale dhe të Gjelbërit – u u prish më 6 nëntor pasi Scholz shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm të mbajë një votëbesim në parlament përpara Krishtlindjeve, pasi koalicioni qeverisës tre-partiak u prish një javë më parë.

Në një intervistë të dhënë të dielën mbrëma me transmetuesin publik ARD, Scholz tha: “Nuk jam ngjitur pas postit tim”, transmeton Telegrafi.

“Mendoni se çfarë është më e mira dhe ku i kanë të drejtat e tyre qytetarët dhe partitë që po konkurrojnë me partitë tani në qeveri dhe partitë e përfaqësuara në Bundestag? Ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh”, shtoi ai.

“Dhe them thjesht se jam pro që kjo të ndodhë sepse edhe unë dua që të ndodhë shpejt. Nuk dua mandat të ri nga të gjithë të tjerët, por vetëm nga qytetarët me votë të fortë pro SPD-së”, tha ndër tjera.

Scholz fillimisht e kishte planifikuar votimin për 15 janar, por përballë presionit në rritje tani po mendon ta mbajë atë këtë vit, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Ai pritet gjerësisht të humbë votimin, në të cilin rast presidenti Frank-Walter Steinmeier do të ketë 21 ditë për të shpërndarë Bundestagun, e zgjedhjet e reja duhet të zhvillohen brenda 60 ditëve nga mbyllja e parlamentit. /Telegrafi/

Exit mobile version