Site icon Telegrafi

Ola Hobber Nilsen, gjyqtari i ndeshjes Azerbaixhan – Kosova

Kosova udhëton në Baku për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Azerbaixhanit.

Sfida zhvillohet të premtën nga ora 18:00 në Stadiumin Olimpik në Baku.

Sfida pritet me padurim nga adhuruesit e futbollit shqiptar nga Kosova, që presin rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Gjyqtar i ndeshjes do të jetë Ola Hobber Nilsen nga Norvegjia.

Nilsen është 32 vjeçar i lindur në Oslo me përvojë të vogël në referimin ndërkombëtar.

Ekipi i Kosovës

Kjo do të jetë sfida e tij e parë që do ta drejtojë mes dy kombëtareve të futbollit.

Gjyqtari i elitës së futbollit suedez vetëm në verën e këtij viti u kyç në gjykime ndërkombëtare, duke referuar dy sfida kualifikuese të Europa League.

Ai gjykoi në ndeshjen Trencin – Gornik që përfundoi 4-1 për vendasit me një karton të verdhë.

Në rrethin e tretë ai gjykoi sfidën mes Suduvas dhe Spartaksit të Letonisë, sfidë që përfundoi pa gola, por me hiç më pak se 8 kartonë të verdhë.

Ai ka gjykuar gjithsej 104 ndeshje të elitës së futbolilt norvegjez, ku ka shpërndarë 246 kartonë të verdhë dhe 17 penalti.

Para këtij sezoni ai ka gjykuar një sfidë të grupeve të Europa League dhe një sfidë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/

Exit mobile version