Telegrafi

Ola dhe James Jordan do bëhen prindër për herë të parë

Yjet e vallëzimit, Ola dhe James Jordan, kanë zbuluar së fundmi se po e presin fëmijën e tyre të parë pas një beteje 3- vjeçare me fertilitetin.

Ola, 36-vjeçe, të dielen në Instagram ka dhënë lajmin e bukur, duke u treguar fansave se do bëhen prindër për herë të parë.

“Unë ende nuk mund ta besoj plotësisht këtë”. “Kur e kemi bërë skanimin ishte qesharake, sepse foshnja po vallëzonte. Patjetër ishte duke vallëzuar, duket se po i ndjek gjurmët e prindërve”, ka shkruar mes të tjerash biondja.

“Unë kam qenë me James për më shumë se gjysmën e jetës dhe gjithmonë them se nuk do e dua asnjëherë askënd më shumë se të. Mezi po pres të takohem me këtë personin e vogël i cili po rritet brenda meje”, vazhdon më tej ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Jordan

Vlen të ceket se çifti janë munduar për më shumë se tre vite për një fëmijë, por ishin përballur me probleme fertiliteti dhe tani ata janë mëse të gëzuar për këtë dhuratë të mrekullueshme. /Telegrafi/