Telegrafi

Ola dhe James Jordan bëhen prindër për herë të parë

Ola dhe James Jordan janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Balerina e njohur, 37-vjeçare, dhe bashkëshorti i saj prej 17 vitesh, 41-vjeçar njoftimin e bënë përmes rrjeteve sociale.

Nëna e re ndau një fotografi gjersa po mbante dorën e foshnjës së porsalindur duke shkruar, “Ajo është këtu, ajo është perfekte”.

James po ashtu mori rrjetin social, Instagram, për të ndarë një imazh të vajzës së tyre me përshkrimin, “Jam njeriu më i lumtur në botë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Jordan

Çifti, të cilët janë së bashku për më shumë se 20 vite, treguan se po presin fëmijën e parë në shtator të vitit 2019 pas një beteje të dhimbshme tre vjeçare me infertilitetin.

Yjet e vallëzimit më parë pranuan stresin e të kaluarit nëpër tre vjet përpjekje për të pasur një fëmijë.

 

James dhe bukuroshja me origjinë polake, Ola u takuan për herë të parë në një konkurs vallëzimi në ‘Blackpool’ në 1999 dhe u martuan katër vjet më vonë.

Ata fillimisht ishin partnerë të vallëzimit para se marrëdhënia e tyre profesionale të kthehej në romancë, James i propozoi dy vjet më vonë dhe çifti u martuan në tetor të vitit 2003. /Telegrafi/