Telegrafi

Oktopodin që donte ta hante të gjallë, blogeres iu ngjit për fytyre dhe nuk i largohej (Video)

Blogerja nga Lianyungang i Kinës, ka nisur të bërtiste, shkaku i krijesës që nuk po i hiqej nga fytyra.

Në blogun e saj, ku tregon se si ushqehet me gjëra që merren nga deti, ajo është shfaqur në pozitën e pazakontë, sepse oktopodi që donte ta hante të gjallë iu ngjit në lëkurë, transmeton Telegrafi.

“Tentakulat e tij janë shumë të fuqishme, nuk po mund t’i largoj” ka thënë ajo në fillim, ndërsa më vonë e kishet të pamundur të fliste sepse gjendja iu rrëndua.

Me anë të këtyre pamjeve, ajo ka dashur edhe të tregojë se si nuk duhet vepruar me një krijesë të tillë, që është shumë e zgjuar. /Telegrafi/