Në kanalin ViralHog në YouTube, një zhytës i panjohur ka postuar videon e luftës mes akrepit dhe oktapodit të vogël në det.
Oktapodi dukej shumë insistues në kapjen e akrepit, i cili në çdo tentim arrinte t’i ikte, por pas më shumë se një minute e gjysmë betejë, ndodh diçka që askush nuk ka mundur ta parasheh, transmeton Telegrafi.
Gjatë gjithë videos duket se vdekja ishte e pashmangshme për akrepin i cili sulmohej vazhdimisht nga oktapodi, por befasisht në ato momente shfaqet një fokë që me një kafshim e gëlltit oktapodin.
Sipas shkencëtarëve dhe njohësve të kësaj fushe, thuhet se fokat dalin për “gjueti” gjatë natës, dhe këtë gjë më së miri e dëshmoi videoja e këtij zhytësi.
Në përshkrimin e videos zhytësi nga Moterei i Kalifornisë, kishte shkruar se foka i kishte shpëtuar jetën akrepit, dhe se po e njëjta fokë është vërejtur duke i përcjellë vazhdimisht zhytësit tjerë.
Kjo fokë shpesh herë ka shfrytëzuar reflektorët e këtyre zhytësve për ta siguruar drekën, pasi i ndriçonin më mirë terrenin për “gjueti”. /Telegrafi/