Site icon Telegrafi

Oktapodi Paul drejt Madridit?

Pas peticioneve të grumbulluara në mbarë Spanjën për të transferuar oktapodin, tani edhe zyrtarisht kopshti zoologjik i Madridit kërkon ta transferojë gjallesën që parashikoi saktë fitoren e Spanjës ndaj Holandës në finalen e Botërorit.

“Ne nuk kemi rënë në kontakt me kopshtin zoologjik të Madridit. Dhe ne nuk dimë asgjë sa i përket një shkëmbimi të Paul me ndonjë kafshë tjetër apo kalimi i të tij te kopshti zoologjik i Madridit për një shumë të caktuar transferimi”, thonë zyrtarët në Oberhausen.

Zyrtarët në Spanjë dëshirojnë të bëjnë një ofertë me të holla, me disa biznesmenë të cilët dëshirojnë ta financojnë këtë transferim. Një qytet në Spanjë tashmë e ka bërë oktapodin Paul qytetar nderi dhe ai së shpejti pritet të marrë si dhuratë një Kupë të Botës në miniaturë.

Paul i ka marrë këto përfitime në moshën dyvjeçare e gjysmë, por normalisht një oktapod jeton dy deri në tre vjet, ndërsa pensionimi i tij nga parashikimet koincidon me moshën e tij. Pasi kaloi shumë në jetën e tij, duke përfshirë dhe kërcënime me vdekje nga gjermanët, spanjollët ende shpresojnë se ai do të pritet si hero kur të transferohet. /Telegrafi/

Exit mobile version