Telegrafi

“Oktapod” në trupin e njeriut: Imitimi i frikshëm i lëvizjeve të merimangës (Video)

Troy James nga Shtete e Bashkuara, ka shfaqur “talentin” e tij në imitimin e merimangës.

Videoja e postuar më poshtë, e shfaq atë teksa lëviz me katër gjymtyrë nëpër dysheme, ndërsa kopjon format e insektit kur vihet në sulm të presë, transmeton Telegrafi.

“Më duket sikurse oktapod në trupin e njeriut”, si dhe “faleminderit për ankthet e natës”, janë dy nga komentet lidhur me rastin.

Në përgjithësi, gati të gjithë shikuesit e kanë komentuar videon si bizare, të papërshtatshme dhe aspak argëtuese. /Telegrafi/