Telegrafi

Oklahoma shkatërron Golden Staten (Video)

Oklahoma City Thunder ka mposhtur Golden State Warriors edhe në ndeshjen e katërt finale të Konferencës së Perëndimit me rezultat 118:94.

Në këtë formë kampioni aktual i NBA-së duhet ta fitojë ndeshjen e pestë medoemos nëse dëshirojnë ta shpëtojnë sezonin pasi që Oklahoma është një ndeshje larg finales së madhe të ligës më të fortë të basketbollit.

Në radhët e Thunder shkëlqeu me paraqitje Russell Westbrook duke realizuar ‘triple0double’ në saje të 36 pikëve, 11 kërcimeve dhe po aq asistimeve, ndërsa Kevin Durant regjistroi ‘double-double’ me 26 pikë dhe 11 kërcime, transmeton Telegrafi.

Golden State, e cila theu rekordin në sezonin e rregullt me 73 fitore, më efikasi ishte Klay Thompson me 26 pikë, ndërsa Stephen Curry nuk arriti të shënojë më shumë se 19 pikë.

Vlen të ceket se ndeshja e pestë zhvillohet të enjten (nesër) në fushën e Golden State dhe në rast të fitores së Oklahomas, atëherë kjo e fundit do të jetë në finalen e madhe të NBA-së. /Telegrafi/