Oklahoma City Thunder ka mposhtur në Chesapeake Energy Arena kampionin aktual Golden State Warriors me rezultat 108-91.
Ndeshja ishte e tensionuar nga fillimi në rikthimin tjetër të Kevin Durant në “shtëpinë e tij”.
Megjithatë nuk ishte pritje e ngrohtë për Durantin, pasi tensionet me Westbrookun ishin shumë të mëdha.
Pikërisht MVP i sezonit të kaluar shkëlqeu me 34 pikë, 10 kërcime, 9 asistime dhe 4 topa të vjedhur.
https://www.youtube.com/watch?v=ENZYxdKFPn0
Shkëlqyen edhe Paul George me 20 pikë, 11 kërcime, 4 topa të vjedhur e 2 bllokada.
Carmelo Anthony realizoi 22 pikë e 5 kërcime në këtë duel tejet interesant, kurse double-double monstruoz realizoi Adams me 14 pikë e 12 kërcime.
Te Golden State ishte Durant shënoi 21 pikë e 2 asistime, kurse Curry shtoi 24 pikë, por kjo performancë nuk mjaftoi që kampioni të triumfojë.
Lider në Perëndim mbetet Houston Rockets me një fitore më shumë se Golden State dhe tri fitore më shumë se San Antonio. /Telegrafi/