Telegrafi

Oklahoma fiton në shtesë, Lakers mposht Chicagon (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë takime në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ndeshja më e fortë ishte mes Oklahoma Thunders dhe Washington, e cila fituesin e përcaktoi pakohës shtesë.

Thundersat triumfuan me rezultat 126-115 edhe në saje të ‘trible-duble’ të Russell Westbrookut, i cili në tri kategori statistikore ka shënuar 10+, e cila ishte e nënta në këtë sezon, transmeton Telegrafi.

Ai shënoi 35 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime duke arritur të bën statistikë treshifrore për të 46 herë në karrierë.

Madje, Westbrook në kohën shtesë ishte lojtari kyç, ku shënoi 14 pikë dhe udhëhoqi Oklahoman drejt fitores së 11-të të sezonit kundrejt tetë humbjeve, ndërsa nga ana tjetër, Washingtoni ka gjashtë fitore dhe 10 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet dhe ‘highlights’:

Boston 114-121 Detroit

Toronto 120-105 Memphis

Chicago 90-96 Lakers

Minnesota 104-106 New York

Dallas 87-94 San Antonio

Denver 98-106 Miami

Phoenix 109-107 Atlanta

Portland 131-109 Indiana

Philadelphia Sacramento, e shtyrë