Mbrëmë janë zhvilluar vetëm tri ndeshje të fazës së ‘Play Off’ të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Oklahoma City Thunder ka eliminuar Dallas Mavericks pasi arriti fitoren e katërt kundrejt një humbje.
Në anën tjetër, Portland TrailBlazzers ka barazuar rezultatin me Los Angeles Clippers në 2-2, përkatësisht i njëjti rezultat është edhe mes Charlotte Hornetsit dhe Miami Heatit.
Russel Westbrook udhëhoqi Thundersat drejt fitores vendimtar me rezultat prej 118: 104, raporton Telegrafi.
Westbrook realizoi ‘double-double’ në saje të 36 pikëve, 12 kërcimeve dhe 9 asistimeve, kurse Kevin Durant shtoi edhe 33 pikë në fitoren e Thunders.
Te Dallasi bastbollistët më të mirë ishin Dirk Nowitzki me 24 pikë dhe Dwight Powell ka shënuar 16 pikë.
Në takimet tjera, Clippers mposhti Portlandin me rezultat 98:84, ndërsa Miami mundi Charlotte me rezultat 89:85. /Telegrafi/