Telegrafi

Oklahoma dhe George vazhdojnë shkëlqimin, triumfojnë përballë Milwaukee Bucks

Oklahoma City Thunder forward Paul George (13) shoots over Milwaukee Bucks forward Khris Middleton (22) in the first half of an NBA basketball game in Oklahoma City, Sunday, Jan. 27, 2019. (AP Photo/Sue Ogrocki)

Oklahoma City Thunder ka marrë fitoren e pestë radhazi në NBA.

Në Chesapeake Energy Arena, Oklahoma ka pritur liderin e Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks.

Të udhëhequr nga Paul George, Thunder kanë marrë një fitore me gjashtë pikë diferencë 118:112.

George ishte fantastik në këtë takim duke shënuar 36 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jeremie Grant me 16 pikë, ndërsa Russell Westbrook arriti një tjetër ‘Triple Double’, me 13 pikë, 11 asistime e 13 kërcime.

Për Milwaukeen nuk mjaftuan 27 pikët e Giannis për të marrë fitore nga udhëtimi i vështirë te Oklahoma.

Një tjetër ndeshje fantastike është zhvilluar mes Dallas Mavericks dhe Toronto Raptors, ku në fund triumfoi skuadra kanadeze me tri pikë epërsi 120:123.

Kawhi Leonard ishte i mrekullueshëm në këtë takim për Raptors, me 33 pikë e 10 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Lowry që shtoi 19 të tjera dhe nëntë asistime.

Tek Dallas fantastik ishte Luka Doncic ku arriti Triple Double, me 35 pikë 10 asistime e 12 kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 101:104

LA Clippers – Sacramento Kings 122:108

Oklahoma City Thunder – Milwaukee Bucks 118:112

San Antonio Spurs – Washington Wizards 132:119

Houston Rockets – Orlando Magic 103:98

Minnesota Timberwolves – Utah Jazz111: 125

Dallas Mavericks – Toronto Raptors 120:123

New York Knicks – Miami Heat 97: 106

LA Lakers – Phoenix Suns 116: 102