Sot janë hapur të gjitha qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Votën e tyre tashmë e kanë hedhur në kutitë e votimeve edhe shumë artistë shqiptar.
Mesin e tyre është edhe aktori i njohur i serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir Spahiu.
Por, bashkëshortja e këtij të fundit Zana nuk ka mundur të votojë në Prishtinë, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndërruar qendrën e votimit, transmeton Telegrafi.
“Me që unë dhe gruaja jem qendrat e votimit i paskemi në dy qytete të ndryshme sepse shteti paska funksionuar në mënyrën më të mirë, a e din najkush a ka mundësi që të votohet me kusht a najsen që mos të udhëtoj?”, ka shkruar në Spahiu në Facebook.
Aktori ka konfirmuar për Telegrafin se “bashkëshortja duhet të votojë në qytetin e Gjilanit”, megjithëse, ata tash e sa kohë janë qytetarë rezident në Prishtinë, aty ku edhe jeton tash e sa kohë Spahiu. /Telegrafi/