Telegrafi

“Oki” nuk mund të dal prej rolit edhe në ditëlindjen e gruas: Zemër po t’i dhuroj paratë e Trustit pensional, shpenzoj si të duash

Fatmir Spahiu është një ndër artistët më të mirë në Kosovë.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke sjell publikuar fotografi dhe video mjaft interesante dhe me potë sarkazëm.

E këtë e ka dëshmuar edhe në ditën e sotme me mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, bashkëshortja e aktorit , Zana ka një arsye më tepër për të festuar pasi që ka përvjetorin e 35 të lindjes.

” Urime ditëlindjen e dashur! Sot vendosa me t’i bë dhuratë paratë e mija të kursyera me mund dhe djersë në Trustin pensional të Kosovës. Merri kur të duash dhe shpenzoj si të duash. Love you”, ka shkruar Spahiu në Instagram teksa ka publikuar edhe një imazh të bashkëshortes si një torte në formë të zemrës.

Theksojmë se çifti ka vite që janë të kurorëzuar dhe kanë dy fëmijë, djemtë Lisin dhe Malin.

Ndryshe, Spahiu u bë i dashur për publikun me rolin e “Okit” te hit seriali “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/