Site icon Telegrafi

“Oki”, kandidatëve për deputet: Mos harroni se populli po ju mundëson rroga, shofera, dreka edhe martesa

Fatmir Spahiu, aktori i mirënjohur i kosovar, ka gjetur kohë t’iu adresohet me një mesazh kandidatëve që do të zgjedhen deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Oki”, të cilin e njohim prej serialit “Kafeneja Jonë” ua ka rikujtuar kandidatëve se çfarë komoditeti po ju krijon populli me rastin e bërjes deputet përmes votës së tyre.

Lexo po ashtu Analistët më të ri në Kosovë - Aktorët e "Kafeneja Jonë" (Video)

Ai ka pohuar se privilegjit që i gëzojnë deputetët, 95 për qind e popullit ja u marrin lakmi, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjerash aktori ka thënë se me zgjedhjen deputet nuk do të thotë që mos me ju kthye rrënjëve ku e kanë marrë besimin.

Lexoni postimin e plotë të Fatmir Spahiut.

Te gjithë ju 120 deputet te cilët do te zgjidheni, duhet ta kuptoni se ky popull po ju mundëson një rroge komode, shofer, zyre e asistent, udhëtime e dreka te paguara, liberalizim përmes pasaportave diplomatike, reputacion dhe ndikim, vene vene edhe biznes, pension te dinjitetshëm, martese te garantuar ne rast se jeni beqar-e sepse jeni deputet i zgjedhur me vote te lire te një kombi i cili momentalisht nuk është shume i lumtur ne këtë vend! Mos harroni qe këtu ma nuk është sukses fakulteti, masteri e doktoratura, suksesi me i madh ne ketë vend është te ikësh prej tij! Pra edhe kur te zgjidheni, kthehuni ndonjëherë ne mëhalle, shiheni votuesin qe ju mundësoj gjerat qe ceka ma nalt sepse komoditeti i juaj është për lakmi për 95% te qytetarëve!

Exit mobile version