Fatmir Spahiu dhe Astrit Kabashi janë ndër aktorët e preferuar të serialit “Kafeneja Jonë”.
“Oki” dhe “Bekimi” siç njihen me rolet e tyre, rrallëherë i shohim në prapaskenat e xhirimit të serialit.
Këta te dy së fundi i ka xhiruar Shkumbin Istrefi duke kënduar perlën e muzikës shqiptare Magdalena, transmeton Telegrafi.
Përkrah dyshes së aktorëve shihet edhe ministri i serialit Gramosh Gashi teksa pinë duhan.
Ndryshe, seriali po vazhdon me sukses të shfaqet në ekranet tona televizive. /Telegrafi/