Telegrafi

OKC humb ndeshjen e dytë brenda 24 orëve në Los Angeles, kësaj radhe mposhtet nga Clippers

Oklahoma City Thunder ka pasur një udhëtim të hidhur në Los Angeles, pasi ka pësuar humbjen e dytë brenda 24 orëve.

Pasi fillimisht u mposhtën nga Lakers, OKC u përballë me Clippers dhe kanë pësuar humbje me 11 pikë diferencë 128:117.

Ka qenë një paraqitje fantastike e Paul George që i ka dhënë fitoren Clippers, pasi ylli amerikan e mbylli ndeshjen me 37 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja James Harden dhe Kawhi Leonard që shtuan nga 16 pikë të tjera në fitoren e Clippers.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jalen Williams me 25 pikë e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Fitore para adhuruesve të vet ka shënuar edhe Philadelphia 76ers ndaj Denver Nuggets me pesë pikë diferencë 126:121 si dhe Phoenix Suns që mposhti për dy pikë Sacramento Kings 119:117. /Telegrafi/