Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar zgjatjen për një vit të hetimit ndërkombëtar për përcaktimin e fajësisë për sulmet me armatim kimik në Siri.
Ky hetim është zgjatur mbrëmë vonë me kërkesë të Rusisë, për fokusim më të madh në “kërcënimin terrorist kimik”.
Hetimi i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik, i lansuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para një viti, tashmë ka gjetur se forcat e qeverisë së Sirisë ishin përgjegjëse për tri sulme me gaz të klorit dhe se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorë gaz helmues.
Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat. /Rel/