Site icon Telegrafi

OKB: Të paktën 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Haiti

Uragani Matthew la qindra persona të vdekur, shtëpi të përmbytura, burime të turbulluara të ujit, dhe bagëti të ngordhura.

Haiti përballet me një krizë humanitare që kërkon një “reagim masiv” nga bashkësia ndërkombëtare, tha shefi i Kombeve të Bashkuara, ku të paktën 1.4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente, shkruan AFP.

Kombet e Bashkuara kanë nisur një apel , për të mbledhur të paktën 120 milionë dollarë,  për të mbuluar nevojat e Haitit për tre muajt e ardhshëm.

Exit mobile version