Kombet e Bashkuara po bëjnë apel për mbledhjen e një fondi prej 10,3 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë coronavirus, në një thirrje si kurrë më parë për një shumë kaq të madhe.
Sipas OKB-së, 265 milionë persona në mbarë botën mund të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti, për shkak të ndikimit të Covid-19.
Paratë do të përdoren në vendet më të dobëta ekonomikisht. OKB paralajmëroi se dështimi në mbledhjen e parave, do të ndalojë zhvillimin e arritur gjate dekadave.
Apeli i parë i OKB-së u bë në muajin mars, kur pandemia sapo kishte shpërthyer në Evropën e SHBA, për një fond prej vetëm 2 miliardë dollarë.