Telegrafi

OKB: Situata ekonomike, më rëndë se depresioni i madh

Pritet që prodhimi ekonomik botëror të tkurret me më shumë se 0.4% në 2009-ën si pasojë e krizës në vendet e zhvilluara e veçanërisht ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evrope.

Sipas raportit, edhe për shkak të rritjes së lartë të popullimit në vendet e zhvilluara të ardhurat për frymë për botën si një e tërë pritet të bien gjatë vitit 2009.

Raporti thotë se ekonomitë e zhvilluara kanë kryesuar uljen, por natyra e tregtisë dhe financave globale bënë që dobësimi ekonomik të përhapej më shpejtë në vendet e zhvilluara.

Raporti nënvizon edhe vetëkënaqësitë rreth impaktit të krizës financiare në vendet e varfra.

Ritmet e ulëta të rritjes ekonomike në vendet e varfra do të sjellin një kthim pas në progresin e bërë në këto 5 vitet e fundit për uljen e varfërisë.

Vendet në zhvillim sipas raportit të kombeve të bashkuara po përballen me norma të larta huamarrjeje dhe rritje me të ulët eksporti.

Kombet e bashkuara bëjnë thirrje për rritje të fondeve për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.