Site icon Telegrafi

OKB: Shtyhet rundi i ardhshëm i bisedimeve për Sirinë

 

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, e ka shtyrë rundin e ardhshëm të bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës, për afro dy javë.

Mistura tha mbrëmë vonë se shtyrja po bëhet që qeveria e Sirisë të ketë më tepër kohë për të shqyrtuar “koncesionet” dhe për të lejuar që opozita ta unifikoj delegacionin e vet.

Sipas tij, bisedimet e ardhshme do të mbahen më 20 shkurt e jo më 8 siç ishte paraparë, raporton Rel.

Rundi i fundit i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë është mbajtur në muajin prill të vitit të kaluar.

Exit mobile version