Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) projekton një rritje pozitive të ekonomisë shqiptare në nivelin 4% për vitin 2019.
Në raportin e publikuar së fundmi nga OKB mbi situatën ekonomike si dhe perspektivën për 2019, projeksionet e Kombeve të Bashkuara, citojnë tregues optimistë për ekonominë shqiptare.
Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon për këtë vit.
Ndërkohë që për vitin 2018, projeksionet e OKB për ekonominë shqiptare, flasin për një rritje në nivelin 4,2%. Sa i përket normës së inflacionit, OKB projekton një rimëkëmbje në 2,4% këtë vit, transmeton atsh.
Ndërsa raporti flet edhe për progresin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar sidomos në drejtim të uljes së papunësisë në nivele rekord dhe të konsolidimit fiskal shqiptar. /Telegrafi/