Site icon Telegrafi

OKB: Shpërthimi i kolerës i tejkalon 300 mijë raste deri në shtator

Shpërthimi i kolerës në Jemen ka gjasa të rritet duke prekur më shumë se 300 mijë persona deri në shtator, tha sot një zyrtar i OKB-së.

Sipas përfaqësueses së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) Meritxell Relano, në Jemen, deri tani, janë infektuar mbi 190 mijë persona.

“Të paktën 1 265 persona kanë vdekur për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës , një e katërta e tyre ishin fëmijë. Numri i rasteve është në rritje”, tha ajo.

Ndryshe, lufta dhe konflikti e kanë lënë vendin e varfër arab me një infrastrukturë të dëmtuar të kanalizimeve e cila ka ndihmuar në përhapjen e infeksionit.

Exit mobile version