Telegrafi

OKB: Rritja dhe zvogëlimi i popullsisë në botë

Vlerësimet e KB-së tregojnë se deri në vitin 2050, sipas numrit të banorëve, India do ta tejkalojë edhe Kinën, e cila në këtë moment është shteti me popullatë më të numërt.

Vlerësohet se nga 457.1 milionë banorë qe ka aktualisht, numri i popullatës ne Indi do të rritet deri në 1 miliardë e 592 milionë banorë.

Përveçse në Indi, pritet rritje e numrit të banorëve edhe në Pakistan, Kongo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afganistan, Brazil e Turqi.

Në këtë të fundit deri në vitin 2050, popullata e Turqisë do të rritet për 26 milionë banorë dhe do të arrije deri në 101.2 milionë banorë.

Sipas llogaritjeve të Fondit për popullatën në OKB, gjatë së njëjtës periudhë parashikohet një zvogëlim i numrit të popullsisë në Rusi, Japoni dhe Gjermani. /tva1/