Site icon Telegrafi

OKB pezullon ndihmat në Siri

Zëdhënësi i çështjeve humanitare të OKB-së, Jens Laerke ka bërë të ditur se janë pezulluar ndihmat në Siri deri në vlerësimin tjetër të situatës së sigurisë.

Ndërkaq, SHBA-të kanë shprehur indinjatën e tyre pas sulmit të 19 shtatorit, i cili, sipas aktivistëve, ka lënë 12 njerëz të vrarë.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit.

Sulmi ka ndodhur disa orë pasi ushtria e Sirisë e ka shpallur të përfunduar armëpushimin njëjavor, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, transmetojnë mediat.

Exit mobile version