Zyrari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, e ka paralajmëruar Korenë Veriore për “nevojën urgjente për të parandaluar llogaritë e gabuara”, të cilat mund të dërgojnë në konflikt vdekjeprurës ndërkombëtar.
Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se shefi për çështje politike, Feltman është takuar me ministrin e Jashtëm verikorean, Ri Yong-Ho dhe zëvendës ministrin e Jashtëm, Pak Myong-Kuk, gjatë një vizitë të rrallë në Phenian.
Është thënë se Feltman e ka paralajmëruar palën verikoreane për rrezikun, derisa i ka bërë Phenianit që të hapë rrugën e komunikimit me pjesën tjetër të botës.
Feltman ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje paqësore, pasi Koreja Veriore po vazhdon të testojë raketa balistike dhe po zhvillon programin e armëve bërthamore në kundërshtim me rezolutën e OKB-së.
Vizita e Feltman është e para nga një zyrtar i lartë I OKB-së, në shtatë vitet e fundit.