Telegrafi

OKB mbikëqyrë krizën në Çad

Rebelët hynë në qytet të shtunën dhe thonë se do të fillojnë një ofensivë tjetër. Ata kanë kërcënuar të godasin edhe aeroportin ku vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj.

Punonjësit e ndihmave thonë se janë plagosur disa persona. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim emergjent për të diskutuar krizën dhe pritet të mblidhet sërish sot.

Ministri i Jashtëm i Çadit, Ahmat Allami, ka akuzuar Sudanin për mbështetje të ofensivës së rebelëve.

Në prag të takimit të sotëm të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, bëri thirrje t’u jepet fund armiqësive. Zoti Ban u kërkoi vendeve fqinjë të respektojnë kufijtë ndërkombëtarë.