Site icon Telegrafi

OKB konfirmon letrën e Maqedonisë dhe Greqisë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes

Emiri i ri i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar të riemërohet brenda, ndërsa ka filluar edhe procesi i informimit të bashkësisë ndërkombëtare për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia dhe Greqia kanë dorëzuar letër të përbashkët deri tek sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilën informojnë për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutën 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneriteti strategjik në mes palëve.

Dje nga OKB konfirmuan se janë njoftuar për hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe paralajmëruan se menjëherë me emrin e ri do të njoftohet edhe Këshilli i Sigurimit dhe Kuvendi i Përgjithshëm./Telegrafi/

Exit mobile version