Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me 122 vota pro ka mbështetur një rezolutë për Sirinë, ku kërkohet ndërprerja e menjëhershme e luftimeve dhe të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e vendit.
Kundër rezolutës së propozuar nga Kanadaja, ishin 13 shtete anëtare të OKB-së, ndërsa 36 vende abstenuan nga votimi.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë të detyrueshme, por kanë vetëm peshë politike, transmeton KosovaPress.