Telegrafi

OKB i jep leje ekipit për të hetuar përdorimin e armëve kimike në Duma

Kombet e Bashkuara i kanë dhënë leje Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të hetuar në Duma përdorimin e armëve kimike.

“Kombet e Bashkuara dhanë lejet e nevojshme për ekipin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të punuar në Duma dhe nuk hodhëm poshtë asnjë kërkesë, që ekipi hetues të shkojë në Duma”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Duzarik, duke mohuar akuzat e bëra nga zëvendësministri rus i Jashtëm, Sergei Ryabkov, se ekipi nuk mund të bashkohet në Duma.

Më shumë se 60 civilë kanë humbur jetën në Duma, pas përdorimit të fundit të armeve kimike nga qeveria e Sirisë.

Kjo situatë çoi në ndërmarrjen e sulmeve ndaj bazave ushtarake dhe kimike në Siri nga SHBA-ja, Anglia dhe Franca.