Site icon Telegrafi

OKB-ja nga donatorët kërkon 119 milionë dollarë ndihmë për Haitin

Kombet e Bashkuara (OKB) sot u kanë bërë thirrje donatorëve që të sigurojnë 119 milionë dollarë ndihmë për Haitin, pasi uragani Matthew në këtë ishull të Karaibeve mori jetën e 372 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje donatorëve që të sigurojnë një fond prej të cilit do të ndahet ndihma humanitare për 1.4 milionë banorë të Haitit.

“Nevojitet përgjigje gjithëpërfshirëse në këtë situatë. Qindra kanë humbur jetën, disa qytete dhe fshatra pothuajse janë fshirë nga harta e Tokës”, tha Ban.

Republika Dominikane, e cila po ashtu u përfshi nga uragani Matthew, filloi aksionin e ndihmës për shtetin fqinj përmes ushqimit, pajisjeve mjekësore, ilaçeve, dhe ujit të pijshëm.

Exit mobile version