Telegrafi

OKB grumbullon 16 miliard dollarë kundër varfërisë

Qeveritë, Fondacionet dhe Sipërmmarjet si dhe organizatat e ndryshme premtuan që këto para do të përdoren për projekte të ndryshme.

Në takimin njëditor në kuadër të Asmablesë së Përgjithshme, u tha se tre miliard dollarë do të përdoren për një program për luftimin e sëmundjes së malarjes.

OKB vlerëson se nga malaria vdesin gati një milion njerëz çdo vit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon, i bëri thirrje bashkësisë së shteteve, që megjithë krizën financiare ndërkombetare, të tregohen solidarë me më të varfërit e kësaj bote.