Telegrafi

OKB fillon evakuimin e 500 njerëzve nga qytetet e rrethuara në Siri

Njëzet e pesë persona janë evakuuar sot nga një bastion në Zabadan, i mbajtur nga rebelët, ka thënë një reporter i agjencisë së lajmeve AFP.

Aksioni po kryhet në kuadër e një evakuimit të mbështetur nga OKB-ja që do të përfshijë 500 njerëz nga katër qytetet e rrethuara.

Gazetari tha se 15 nga të evakuarit nga Zabadani ishin të rinj dhe pjesa tjetër ishin të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor.

Pasi autobusi i tyre është larguar nga Zabadani, burrat u kontrolluan nga ekipet mjekësore.

Një total prej 500 njerëz do të evakuohen njëkohësisht sot nga katër qytetet Zabadani, Madaya, Bua dhe Kefraya.