I dërguari i OKB-së për Qipron, Espen Bart Eide, ka anuluar të premten bisedimet me liderët e palëve kundërshtare në Qipron e ndarë në vija etnike, pasi nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me rastin e thirrjes së samitit përfundimtar, i cili synon marrëveshje gjithëpërfshirëse për ribashkimin e ishullit.
Në OKB, megjithatë, vlerësojnë se procesi i gjatë paqësor nuk ka dështuar, transmeton AP.