Telegrafi

OKB: Ekonomia botërore po përmirësohet

Tregjete aksioneve po mëkëmben, tregëtia ndërkombëtare dhe prodhimi industrialpo shtohen dhe bankat po fillojnë biznesin e tyre përsëri. Kjo ështënjë mëkëmbje e nxitur në pjesën më të madhe nga paketa stimuluesemadhore në mbarë botën.

Drejtori ekzekutiv Donald Tsang nëHong Kong tregon se në Hong Kong ata kanë shpenzuar gati 11 presje 2miliardë dollarë në masa stimuluese për ekonominë, një shumë kjoekuivalente me rreth 5.2 përqind të GDP-së.

Komentet e Tsang ubënë në fillim të Forumin Financiar Aziatik në Hong Kong ku delegatëndërkombëtarë dhe përfaqësues të FMN-së takohen për të diskutuar tëardhmen ekonomike të rajonit.

Drejtori i FMN-së DominiqueStrauss-Kahn theksoi rolin kritik që po luan Azia në këtë periudhë tëpas recesionit në botë. Ekonomia botërore ka treguar përmirësime tëqëndrueshme që nga tremujori i dytë i 2009-ës por Strauss Kahn thotë semëkëmbja nuk ka qënë e njëjtë.

Kina u rrit 10 presje 7 përqindnë tremujorin e fundit të 2009ës, por qeveria qysh atëherë ka ulurdhënien e kredive për të ulur inflacionin dhe për të ngadalësuar njëekonomi të mbinxehtë.

Në kontrast, Japonia ka shqetësimdeflacionin dhe kërkesa e ulët mund ta çojë ekonominë përsëri nërecesion. Analistët parashikojnë që ekonomia në Azinë Lindore të rritet6 presje 7 përqind këtë vit, pasuar nga Azia Jugore me 5.5 përqind .

FMN-japret që që rritja të shtohet në rajonet më të varfëra të Afrikës ndërsarecesioni global po dobësohet. Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende tëEurozonës mund të presin rritje modeste, por të vazhdueshme edhe psepapunësia mbetet kritike gjatë këtij viti.