Telegrafi

OKB e shqetësuar për paqen në Darfur

Ki-Moon tha se ndjehej thellësisht i zhgënjyer nga ajo që e quajti zvarritje e qeverisë sudaneze në lidhje me forcën e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Afrikan, që pritet të dislokohet në janar, njofton BBC.

Emisarët do të përpiqen ta bindin udhëheqësin sudanez të pajtohet me përbërjen e forcës paqeruajtëse, si dhe me elemente të tillë si lejimi i fluturimit të forcave paqeruajtëse gjatë natës.

Diplomatët në Këshillin e Sigurimit thonë se qeveria sudaneze nuk është e interesuar në një forcë të besueshme, prandaj edhe krijon vështirësi të tilla. Pajisja dhe armatimi i paqeruajtësve përbën një vështirësi tjetër.

Me gjithë kërkesat drejtuar udhëheqësve botërorë, akoma nuk është marrë premtimi as për një helikopter të vetëm.

Vendet të cilëve iu është drejtuar thirrja për ndihmë, ose nuk kanë rezerva të mjaftueshme, ose nuk duan të dërgojnë helikopterë në një terren armiqësor si Darfuri.